.

Mesazhi prekës në stadium, tifozët nderojnë heronjtë e heshtur (Fotot)


Pak para nisjes së derbit Partizani-Tirana, policët, ushtarakët, zjarrfikësit, punonjësit e emergjencave të bashkisë Tiranë; heronjtë e heshtur që shpëtuan shumë jetë pas tërmetit tragjik, kanë parakaluar në fushën e blertë.

Ata janë nderuar duke marrë duartrokitjet e tifozëve të dy ekipeve gjatë parakalimit që bënë në fushë dhe rreth saj.

Ndërkohë në stadium ishte një banderolë e veçantë: Muret do ngrihen sërish, engjejt do kujtohen gjithmonë.

Vetëm pak javë më parë Shqipëria u prek nga një tërmet i fuqishëm, i cili regjistroi 51 viktima, qindra të plagosur si edhe shumë dëme materiale.

Shihni fotot

 

 

/gazetashqip