.

Monika Kryemadhi në Open: Nuk kam mëshirë për Edi Ramën, janë vrarë 51 viktima me dashje

 

Sonte në Open në Top Channel është e ftuar kryetaja e LSI, Monika Kryemadhi. Përballë panelistëve Kryemadhi hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

“Akuza ime  e parë është vrasje me dashje e 51 personave”- tha Kryemadhi.

A është e vërtetë që ju keni qenë të distancuar nga kjo situatë?- e pyeti Eni Vasili.

“Unë nuk kam fare mëshirë për Edi Ramën. Ai bën propagandë në çdo televizon. Nuk do të shkoj si Edi Rama në varrimin e viktimave apo me ato fëmijët që bënë foto me Ronaldon vetëm për të bërë propagandë. Vetëm Edi Rama kërkon të përfitojë nga viktmat”- tha Kryemadhi.

Kryemadhi akuzoi kryeministrin Rama për “show” me viktimat e tërmetit dhe theksoi se shteti ishte tërësisht i papërgatitur për t’u përballur me emergjencën.

“Ne paguajmë 1.1 milion euro për të ushqyer qentë për shpëtimin pas katastrofave. Ku kanë shkuar këto para? Mos kanë shkuar për të ushqyer qentë e propagandës?”,- pyeti Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së tha gjithashtu se strukturat reaguan me vonesë edhe në rastin e shembjes së shtëpisë së familjes Lala në Kënetë të Durrësit, ku 8 persona humbën jetën.

“Shikoni videot, shtëpia është shembur në mëngjes”, tha Kryemadhi.