.

Kryemadhi në Open: Kam hapur vilën në Lalëz për të pastrehët e tërmetit

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi la të kuptohet në OPEN në Top Channel se ka hapur vilën e saj në Gjirin e Lalzit për të pastrehët e tërmetit.

Teksa po vijonin debain për psurinë, ishte gazetari Bollino që e pyeti Kryemadhin se pse nuk e hap vilën për të pastrehet, por kryetarja e LSI tha se e ka bërë një gjë të tillë.

Ky është për lajm. Duhen marrë kamerat”, tha Bollino.

Kryetarja e LSI, rikujtoi sërish besimin në Zot, teksa tha se është katolike.

Duke prekur kryqin, Kryemadhi iu drejtua Bollinos; “Ne jemi katolikë të dy, por unë mbaj kryq. Ik tek kisha dhe pyet se çfarë kam bërë unë”, duke lënë të kuptohet se ndihmën e saj nuk e ka hedhur tek llogaritë e ngritura nga qeveria, por tek kisha katolike.