.

“Kam ofruar vilën për të pastrehët”, Bolino tregohet mosbesues:Do sjellim kamerat, po nëse gënjen…

“Opozita dhe tërmeti” është tema që po diskutohet sot në emsionin “Open” në Top Channel e cila ka sjellë debate të shumta në studio.Ndërkohë që përplasjet e shumta mes Kryemadhit dhe panelistëve vazhdojnë ende, gazetari Carlo Bolino i ka propozuar kryetares së LSI të marrë të pastrehët te vila e saj që ndodhet te gjiri i Lalzit.Kryemadhi i është përgjigjur që i ka marrë disa familje dhe do t’i ndajë, nje pjese do t’i cojë tek Bolino.
Debati i plotë në studio
Bolino:Pse nuk e ofroni vilën tuaj për ata që janë të pastrehë? Ti ke një vilë bosh, merrni familje atje
Kryemadhi:I kam marrë
Bolino:Janë atje, nesër cojmë kamerat ta shohim. Nëse është e vërtetë është lajm, nëse është gënjeshtër kujdes, është mëkat i rremë
Kryemadhi:Shko pyet në kishë se cfare kam bërë unë.Ato që kam unë të shtëpia ime, gjysmat do i mbaj tek e imja, gjysmat do t’i sjell ty
Bolino:Unë nuk kam vila bosh
Kryemadhi:Ke një te pallati i Koco Kokëdhimës dhe tjetrin tek Sandër Frangaj