.

Video/ I bëni qoka Edi Ramës/ Sherr në Open mes Kryemadhit, Eni Vasilit dhe Alban Dudushit

Një përplasje e fortë mes Monika Kryemadhit dhe gazetarëve Eni Vasili dhe Alban Dudushi u bë në Open në Top Channel.

Përplasja nisi kur zonja Kryemadhi tha se mediat po i bëjnë qoka Edi Ramës. Aty ndërhyri Eni Vasili duke i thënë Kryemadhit që Open asnjëherë nuk i ka bërë qoka dikujt.

Edhe ju keni bërë qoka duke nisur që nga minutazhi- tha Kryemadhi

Në këto 16 ditë ju kam ftuar ju, disa herë kam marrë zotin Basha në telefon për të ardhur në Open që të flasë për tërmetin dhe nuk ka dëgjuar. Ne ju ftojmë ju nuk vini pastaj na akuzoni ne gazetarëve për gjithçka- ndërhyri Eni Vasili.

 

Ndërhyri edhe alban Dudushi ku i kërkoi Kryemadhit të jetë më e përmbajtur pasi po fliste si eksperte për çdo gjë.

 

Eksperte tërmetesh u bëre, eksperte e gazetarisë po bëhesh, të lutem më e përmbajtur tek kjo pjesë. Se vini këtu dhe thoni bën qoka- ndërhyri Dudushi.

Tani mos më thuaj që s’bën qoka ti Alban- vijoi Kryemadhi.

Unë bë qoka? Po mirë, ma gjej qokë dhe po e pranojmë- iu kundërpërgj Dudushi.

Po mjafton vetëm takimi që bëre me studentët dhe Edi Ramën- tha Kryemadhi.

Cilët studentë? Atë që e sabotuat ju? Ju i bëtë presion studentëve që të mos marrin pjesë në emision. Ju Basha i bëtë presion studentëve- iu kundërpërgj Dudushi.