.

(FOTOT)Macron nuk i ndahet kryeministres më të re në botë, ndërsa Merkel…

 

Kryeministrja e re e Finlandës Sanna Marin, që është edhe kryeministrja më e re e në botë, bëri debutimin e saj të parë ndërkombëtar të enjten në një samit të BE në Bruksel.

34-vjeçarja u miqësua shpejt me Presidentin Francez Emmanuel Macron, pasi u fotografuan duke bërë shaka në Bruksel. Siç shihet nga fotot, Macron u tregua shumë i përzemërt me kryeministren e re.

Ajo u takua gjithashtu me Angela Merkel të Gjermanisë, dhe liderët e Rumanisë, Danimarkës dhe Belgjikës.

Në samitin dy-ditor udhëheqësit e BE do të diskutojnë mbi ndryshimin e klimës, buxhetin e BE, Brexit, sanksionet ruse dhe eurozonën. Nisje e mbarë!