.

Video/ Bollino dhe Kryemadhi përplasje të fortë se “kush ka më shumë pasuri”

Debatet e ashpra nuk kanë të mbaruar në Open në Top Channel, ku debati i radhës u zhvillua mes Carlo Bolinos dhe Monika Kryemadhit.

Një debat i ashpër ka shpërthyer në OPEN në Top Channel mes kryetares së LSI, Monika Kryemadhit dhe pronarit të Report TV, Carlo Bollinos.

I gjithë debati nisi lidhur me pasurinë, ku Kryemadhi e akuzoi gazetarin Bollino se përfiton 10 milionë euro me koncesionet që ka marrë nga Rama.

Bollino është kundërpërgjigjur ashpër, teksa i kujtoi Kryemadhit vilën me 20 banjo në Gjirin e Lalzit dhe shkollimin e fëmijëve në Angli.

‘Ti je më i pasur se unë. Ke dy shtëpia, ke një media ked he konçensionin e Bunkart. Si thotë Klosi? 4 milion turisë nga 10 euro janë 40 milion euro’- tha Kryemadhi.

Nuk i kam 4 milion turistë dhe 3 euro është bileta. Në qoftë se do të kasha atë pasuri që thoni ju do të kisha shkolluar vajzat në Londër, dhe do të kisha vila- iu kundërpërgj Bolino.

Unë kam 2 vila sepse shpesh auzoni me këtë. Kam shtëpi në Gjirin e Lalzit dhe e kam me klering- iu kundërpërgj Kremadhi.

Pra ju jeni një familje e varfër- vijoi Bolino.

Jo, jo nuk jam familje e varfër, por ju jeni më të pasur se unë. Unë pasurinë e kam nga babai- vazhdoi përplasjen Kryemadhi.

Ju jeni pasuruar në Shqipëri- vijoi përsëri Kryemadhi me akuzat ndaj Bolinos.