.

Video/ Debati mes Kryemadhit dhe Kadisë: Ti paguhesh nga ato që vjedhin shqiptarët

Vazhdojnë debatet e forta në Open në Top Channel ku kësaj radhe debati u zhvillua mes Besart Kadisë dhe Monika Kryemadhit.

Debati nisi kur Kadia i tha Kryemadhit që në këtë rast të tregohet më shtetare dhe jo kaq shumë politikane.

“Besart je i ri në politikë, të uroj suksese. Paguhesh nga oligarkët dhe je me Edi Ramën”- iu përgjigj akuzave Kryemadhi.

“Nuk mund të flisni dhe të analizoni jetën private të dikujt. Ju kam kritikuar kur ishit në pushtet. Keni pasur 8 vite në pushtet”- iu kundërpërgjigj Kadia.

Ti paguhesh nga shqiptarët, ti paguhesh nga ato që vjedhin shqiptarët- iu kundërpërgj Kryemadhi.