.

Vendimi i Bashës/ Themelimi i Partisë, PD dhuron fondet e pritjes tradicionale të 11 Dhjetorit për banorët e prekur nga tërmeti


Aktivitetet e planifikuara për 11 dhjetorin, ditën e themelimit të Partisë Demokratike janë anuluar, ndërsa kreu i PD-së ka vendosur se të gjitha fondet e përcaktuara për këto aktivitete, se bashku me kontribute të anëtarëve dhe simpatizantëve të saj, do të shkojnë në ndihmë të personave të goditur nga tërmeti i 26 Nentorit.

Më herët Partia Demokratike anulloi aktivitetet për 28 nëntorin, ndersa kreu i demokratëve anuloi vizita te parashikuara jashtë vendit, e në Ditën e Rinisë me 8 dhjetor, të rinjtë e Forumit Rinor e kthyen në ditë solidariteti duke mbledhur dhe shpërndarë ndihma për familjet e goditura nga tërmeti.