.

“Nuk kundërshtojmë zgjerimin e BE”- Kryeministri i Holandës: Maqedonia e Veriut gati për të hapur negociata, por Shqipëria…

 

Holanda nuk e kundërshton zgjerimin e BE-së, tha Kryeministri Mark Rutte, i cili beson se Shqipëria nuk është e gatshme të hap bisedimet e pranimit për momentin, ndërsa Maqedonia e Veriut është afër këtij qëllimi.

Rutte tha se vendet që kërkojnë anëtarësimin në BE duhet të jenë të gatshme.

“Ne nuk besojmë se Shqipëria është e gatshme të fillojë bisedimet me BE në këtë pikë dhe për sa i përket Maqedonisë Veriore, ajo është më afër këtij qëllimi,” tha Rutte për revistën “Pobjeda” nga Podgorica.

Ai shtoi se disa vende nuk e dëshirojnë shkëputjen e procesit të bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë me Brukselin.

I pyetur se a ishte 2025 një afat realist për pranimin e një prej vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, Rutte u përgjigj se pranimi në BE në një datë të caktuar nuk ishte qëllim në vetvete.

“Unë nuk kam asnjë ide. Dhe ky nuk është një qëllim. Ne nuk kemi jemi kundër zgjerimit të BE-së, por duhet të sigurohemi që të ndjekim rregullat dhe se gjithçka duhet të jetë e rreptë dhe e drejtë. Ky është gjithmonë pozicioni ynë, ”përfundoi Rutte.