.

I vdiqën 3 pjesëtarë nga tërmeti, Kryeministri viziton familjen Greku nga Thumana. Rama pyet të riun: Ku punon?! Përgjigja e hidhur e Dorjanit


Kryeministri Edi Rama i shoqëruar edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar një vizitë në familjen Greku nga Thumana, e cila humbi tre pjesëtarë si pasojë e tërmetit tragjik që goditi vendin tonë mëngjesin e 26 nëntorit.

Gjatë bisedës në banesën sociale në Shkozë të Tiranës, kryeministri e pyeti Dorjan Grekun se ku punonte.

Rama: Ti ku punon?

Greku: Jam pa punë!

Rama: Gjejini një punë djalit (i drejtohet shoqëruesve të tij)

Veliaj: Ka qenë në Francë.

Rama: Na thuaj kur të jesh gati dhe ne jemi gati të të ndihmojmë…