.

“Dhimbja dhe humbja janë dhuratë”, Beyonce tregon për herë të parë si i ndryshoi jeta pas abortit

Beyonce ka treguar për herë të parë në një intervistë për revistën “Elle” se ka pësuar abort, para se të sillte në jetën vajzën Blue Ivy. Diva e muzikës është shprehur se kjo ngjarje e ka bërë ta shohë jetën me një tjetër këndvështrim. Mëmësia për Beyoncen nuk ka qenë e thjeshtë, por ka mësuar nga vështirësitë që i është dashur të përballet.

“Suksesi duket ndryshe për mua tani. Mësova se e gjithë dhimbja dhe humbja është në të vërtetë një dhuratë. Aborti më mësoi se duhet të isha “mamaja” e vetes sime, para se të isha mamaja e dikujt tjetër. Pastaj erdhi në jetë Blue dhe qëllimi i jetës sime ndryshoi. Të isha numri 1, nuk ishte më parësore për mua. Fitorja ime e vërtetë është krijimi i artit dhe një trashëgimi që do të jetojë shumë përtej meje. Kjo është përmbushëse”, është shprehur Beyonce.