.

“Të mbajë  tespih në dorë sa të dojë”- Bushati debaton me Spiropalin

 

Vazhdoi përsëri debati mes Elisa Spiropalit dhe Andi Bushatit. Kësaj radhe debati nisi për Casamondi ku sipas Bushatit ai po merr gjithçka që ndërtohet në vendin tonë.

“E ke deklaraë publike të kryeministrit tek Vespa. Lagjet model do të ndërtohen nga Casamondi. Casamondi ndërton velierën, stadiumin, tani lagjet pas tërmetit”- tha Bushati.

“Nuk është vetëm Casamondi. Ai është një ndër qindra arkitektët që punon në këtë projekt”- tha Spiropali.

“Këtu shikohet besimi i qytetarëve. Të mbajë  tespih në dorë sa të dojë. Ka mbledhur 1 të 10 e Elvis Naçit”- vijoi Bushati.