.

Nuk bashkuan fondet me qeverinë, Arbër Hajdari zbulon arsyen në Open

 

I ftuar në Open në Top Channel nismëtari i Fundjavë Ndryshe, Arbër hajdari foli për rindërtimin. I pyeur edhe për mos bashkimin e fondeve, Hajdari tha se ishte kërkesë e donatorëve.

“Ishte një kërkesë e donatorëve të Fundjavë Ndryshe për të mos bashkuar fondet me qeverinë. Kjo ndoshta ngaqë nuk kanë besim tek qeveria. E hodhëm në votim dhe vendosëm që të mos I baskojmë fondet”- tha Hajdari.

Hajdari tha gjithashtu që kanë marrë nga qeveria dosjet dhe nga java tjetër do të nisë me rindërtimin.

“Kemi marrë sot nga qeveria disa dosje që tregojnë për banesa e dëmtuara. Këto dosje do të rishikohen edhe nga ekspertë e Fundjavë Ndryshe që të evitohet çdo abuzim që mund të jetë bërë nga grupet e inspektimit në terren. Javën që vjen do të nisim punën për rindërtimin. Ne kemi si zonë, Tiranën”- tha Hajdari.