.

Ardit Gjebrea zbulon këngën e tij të preferuar nga ‘Kënga Magjike 2019’ dhe nuk qenka e Enedës

Këngëtaret e “Këngës Magjike” ishin mbledhur dje në emisionin “E diela Shqiptare” për të diskutuar për rezultatet dhe mënyrën e votimit. Gjatë emisionit, Ardit Gjebrea zbuloi edhe këngën e tij të preferuar nga ky edicion dhe mesa duket nuk paska qenë kënga fituese “Ma zgjat dorën”.

Një ndër këngët më të dashura për Arditin është “Verën ku ma le”, nga Orgesa Zaimi.

“Tani që Kënga Magjike mbaroi më lejohet të them se kënga e Orgesës është një nga këngët e mia të preferuara”, tha Arditi.