.

Xhirimet e serialit “Ertugrul”, fansat kapin detajin që po bën bujë.Ku gaboi aktori turk

Seriali i famshëm turk, “Ertugrul” ka nisur në tetor të këtij viti sezonin e tij të gjashtë. Kësaj radhe seriali erdhi me shumë ndryshime, duke nisur nga titulli e deri te disa aktorë.

“Kurulus Osman” është titulli i ri i këtij sezoni dhe rolin kryesor e luan aktori shumë i dashur për publikun, Burak Ozçivit. Ky serial ka patur një sukses shumë të madh dhe shikueshmëri të lartë, mirëpo nuk kanë munguar gabimet.

Fansat kanë kapur një detaj shokues te Burak Ozçivit. Ky i fundit shfaqet teksa në brez mban një telefon, të cilin mesa duket e ka harruar që ta heqë në momentin që kanë nisur xhirimet e serialit. Por kjo harresë apo gabim i tij, tashmë po bën shumë bujë në mediat turke dhe po komentohet shumë në rrjetet sociale.