.

Publikon librin e ri, vajza e Niko Peleshit ‘habit’ ndjekësit: E kam shkruar që 16 vjeçe

 

Aleksia Peleshi, vajza e ish-zv.kryeministrit Niko Peleshi ka publikuar lirbrin e saj të parë.

“Epiphany” quhet libri i ri me poezitë e Aleksias, për të cilin ajo ka qenë pasditen e sotme e ftuar në emisionin “Rudina”, ku ka treguar më shumë rreth vetes dhe përmbajtjes së tij.

“Me Rudina Magjistarin per te folur per librin “Epiphany” dhe per te zbuluar pak me shume nga vetja ime”, shkruan Aleksia, ndërsa një prej mikeshave të saj habitet dhe i thotë se ajo ka shkruar një libër që në moshën 20 vjeçare.

 

Mirëpo, Aleksia ia shton dhe më shumë habinë mikeshës së saj, duke i thënë se në fakt librin e ka shkruar që në moshën 16 vjeçare dhe e ka publikuar kur ka bërë 18.