.

Sekuestrohen pasuri me vlerë 500 mijë euro. Dyshohen të ardhura nga akriviteti kriminal

Policia e Shtetit bën të ditur se është vendosur sekuestro mbi disa pasuri me vlerë 500 mijë euro në Vlorë e Orikum, te cilat dyshohet se jane vene nga te ardhura nga veprimtari kriminale te pastrimit te parave.

Uniformat blu bëjnë të ditur se në vijim të punës për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara nga veprimtaria kriminale, si dhe në kuadër të procedimit penal të nisur prej vitit 2014, Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, bënë zbatimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vendosjen e sekuestros preventive mbi disa pasuri dhe objekte, si më poshtë:

2 apartamente banimi në Vlorë dhe Orikum;

1 pemishte në Radhimë;
2 automjete;
2 llogari bankare;

“Vlera financiare e këtyre pasurive kap shifrën rreth 500 000 euro.

Këto sekuestrime pasurore janë në kuadër të procedimit penal proaktiv të vitit 2014, ndaj shtetasit L. B., si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ky shtetas ka qenë i dënuar në Itali, për veprën penale “Trafikim narkotikësh” dhe dyshohet se këto pasuri i ka ngritur mbi bazën e këtyre veprimtarive të paligjshme.

Veprimet e tjera procedurale vijojnë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.”-thuhet në njoftimin e policisë.