.

“Rindërtimi pas tërmetit”, analiza, ide dhe debate mes gazetarëve dhe zyrtarëve të Qeverisë. Ja çfarë ndodhi të enjten në mbrëmje në Open

Numri i banesave të dëmtuara rëndë, vendet se ku do ndërtohen banesat e reja të personave që shtëpitë dhe apartamentet ja shkatërroi tërmeti, menaxhimi i situates nga Qeveria dhe ku do të gjenden paratë e rindërtimit?

Këto ishin disa nga pyetjet dhe çështjet që u shtruan në Open ku të ftuar ishin Ministri i Turizmit Blendi Klosi, gazetarët Andi Bushati, Neritan Sejamini, Iris Luarasi dhe në lidhje të drejtpërdrejtë nga Durrësi Ministrja e Kulturës Elva Margariti. Në emisionin maratonë që zgjati deri ne mesnatë nuk munguan as lidhjet e drejtpërdrejta nga terreni me gazetarët e Top Channel Anila Hoxha dhe Andi Bora.

Lëkundjet e tokës në 26 Nëntor shkaktuan dëme edhe në shtëpinë Blendi Klosit. Ministri tregon në Open përjetimet e tij dhe bën një apel për qytetarët

Neritan Sejamini thotë se tragjedia u shkaktua nga ndërtesa që nuk duhet të ekzistonin. Ai tha se ka solidaritet njerëzor por faktet treguan se ky shtet nuk ka asnjë kapacitet për të siguruar jetën dhe për të mbrojtur pronën e qytetarëve

Gjatë raportimit në Durrës Anila Hoxha zbuloi se nga tërmeti u dëmtua edhe apartamenti i Kryeprokurores që është pjesë e grupit që po heton për ngjarjen e rëndë. Pallati ishte i rrethuar me shirit ndërsa banorët ishin larguar.

Sejamini ishte kritik për menaxhimin që Qeveria i bëri kësaj situate. Për këtë arsye debatoi me Ministrin Klosi i cili tha se ishin 10 mijë banesa të dëmtuara megjithatë brenda 48 orëve banorët u sistemuan në Hotele.

“Këtu je bllof o Klos”, “Bushati flet gjithmonë kundra Ramës. Këto janë vetëm disa nga replikat mes Bushatit dhe Klosit teksa po flisnin për Komitetin e Rindërtimit .

Pjesë e emisionit Open përmes një lidhje të drejtpërdrejtë nga Durrësi u bë edhe Ministrja e Kulturës Elva Margariti e cila është emëruar Koordinatore per programin e Rindertimit. Margariti foli për zonat e identifikuara nga Qeveria për të ndërtuar banesat e reja por Bushati ja tha në sy se vendimarrjen në këtë rast po e merr vetëm një njeri.

Inxhinieri strukturist Markel Baballaku deklaroi në Open se prishja e ndërtesave që janë në kembë është e nxituar. Ndërtesat sipas tij nuk janë numra ndërsa një hulumtim i thelluar kërkon nga 1 deri në 3 muaj kohë

Pyetja që shtrohet më shumë gjatë këtyre ditëve është ajo nëse do të vendoset drejtësi për “shkaktarët” e viktimave apo jo? Ja çfarë mendojnë Bushati, Sejamini dhe Luarasi