.

Pasi ndihmoi dy familje të prekura nga tërmeti, Bebe Rexha jep lajmin që do donin ta dëgjonin të gjithë

Bebe Rexha vizitoi dy ditë më parë Shqipërinë pas tërmetit të 26 nëntorit në vendin tonë, ku mbetën të vdekur 51 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.

Këngëtarja u gjend pranë disa familjeve të dëmtuara në fshatin Bupq, ku dhe premtoi se do të ndërojë dy shtëpI. Gjatë këtyre dy ditëve në Shqipëri këngëtarja me famë botërore dha edhe një intervistë për ‘Pasditja ime’. Këngëtarja me origjinë shqiptare pohoi se së shpejti do të vizitojë sërish Shqipërinë, por këtë herë për një koncert.

Bebe Rexha shtoi se do dëshironte shumë të kishte një këngë me Dua Lipa-n, Rita Ora-n dhe Ava Max, sepse bashkë bëjnë fuqinë e femrës. Gjatë intervistës Bebe tregoi dhe se si u ndje kur mori lajmin e fatkeqësisë që i kishte ndodhur vendit të saj, megjithatë ajo u tregua mjaft e gatshme për t’i ndihmuar të gjithë.