.

“Anita Jella mes 2 tërmetesh”, Anila Hoxha për “Open”: Shtëpisë së kryeprokurores së Durrësit i është vënë shiriti (Video)

Në një lidhje të drejtëpërdrejtë për emisionin “Open”, gazetarja Anila Hoxha, e gjendur në lagjen numër 5 të qytetit të Durrësit, ka bërë të ditur se banesës së kryeprokurores së Durrësit, Anita Jella, i është vënë shiriti.Këtë informacion për kryeprokuroren, e cila është edhe pjesë e grupit hetimor që heton çështjen e tërmetit të 26 Nëntorit, gazetarja e ka marrë nga banorët e lagjes së Durrësit.

“Mes banorëve të larguar nga ky pallat në lagjen numër 5 është edhe kryeprokurorja e Durrësit e cila është pjesë e grupit hetimor që po heton çështjen e tërmetit.Këtë gjë ma thonë banorët e ndërtesave përbri pallatit të braktisur.Në lidhje me grupin e hetimit, ditën e sotme, sipas burimeve të mia jo zyrtare, ka vendosur të bashkojë në një dosje të vetme 7 cështje, 7 shembje godinash në të cilat pati viktima dhe konkretisht:
1.Shembjen e ish Tropikalit
2.Mira Mares
3.Ish vila Palmës
4.6 katëshit te stadiumi
5.Shembjen e godinës 4 katëshe te ish këneta, banesa e familjes Lala
6.Godina e shembur nga tërmeti te lagjja e njohur si ‘Dy gjelat’
7.Godina brenda kavalishencës ku humbi jetën zyrtari i policisë së shtetit”, u shpreh gazetarja e Top Channel.

Më tej Anila Hoxha tha:”Ka patur një mbledhje të gjatë, sipas burimeve jo zyrtare, ka marrë pjesë zonja Anita Jella që në fakt aktualisht gjendet mes 2 tërmeteve:nga njëra anë si një banore që pret të inspektohet ky pallat dhe nuk është vendosur ende nëse ka nevojë për tu rikonstruktuar apo për tu shembur dhe nga ana tjetër gjendet në një “tërmet” pasi është në pritje të vettingut”.