.

Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm, Basha: Tregon prioritetet e vërteta të maxhorancës

Kreu demokrat, Lulzim Basha vizitoi një qendër private në zonën e Unazës së re në kryeqytet, ku janë akomoduar disa familje të mbetura pastrehë nga termeti i 26 nentorit.

I pyetur nga A2 për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, i cili votohet nesër në seancë plenare.

“As jam marrë fare me atë punë dhe nuk më ka shkuar mendja tek ajo punë. Jam kryetari i opozitës dhe po e them këtë gjë, imagjinojeni çfarë mendojnë qytetarët e tjerë. Kjo tregon shumë për prioritetet e vërteta të disa njerëzve. Kaq mund të them tani për momentin”, deklaroi Basha.

Basha foli edhe për lejet e ndërtimit si ish kryetar i bashkisë.

“Duhet hetim i plotë dhe ekspertizë e plotë për ndërtesat e shembura nga tërmeti. Dhe një hetim i plotë ligjor dhe penal për çdo ndërtesë të shkatërruar. Dhe mbi të gjitha duhen bërë analiza që ndërtesat e reja të përfitojnë nga mësimet e marra nga ky tërmet. Aty ku ndalon përgjegjësia, aty ndalon dhe ndëshkimi. Nuk është çështje kokash turku, siç po mendohen ta kalojnë disa”, u shpreh kreu i opozitës.