.

Vasilika Hysi përplaset me Albana Vokshin në ‘Qytet Studenti’, ndërhyjnë banorët: Latë nam, bëni politikë me hallet tona

 

Deputetja e PS Vasilika Hysi ka qenë pak më parë në godinën 15 në “Qytetin Studenti” për të takuar nga afër banorët e prekur nga tërmeti, ndërsa në një kohë me të ka shkuar atje dhe ish-deputetja e PD Albana Vokshi.

Vokshi ka ndërhyrë teksa deputetja e PS fliste me banorët e godinës 15, ndërsa kjo e fundit i ka thënë se ajo personalisht kishte 4 ditë që qëndronte në Thumanë, kurse Albana Vokshi sipas saj flinte gjumë. Kaq është dashur që debati mes të dyjave të tensionohet dhe më shumë, ndërsa kanë ndërhyrë banorët të cilët i kanë kërkuar përfaqësueses së PS dhe asaj të PD që të mos bëjnë politikë me hallet e tyre.

Ndërkohë, dhe vetë banorët kanë akuzuar drejtoreshën e godinave studentore duke kërkuar dhe një herë riekspertim pasi sipas tyre, godinën 15 e kanë klasifikuar qëllimisht të pabanueshme për t’i nxjerr ata jashtë.