.

Tërmeti shkatërrimtar/ Elisa Spiropali nga Holanda: Shumë shpejt do të konkretizohet programi i rindërtimit

 

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali thotë se shumë shpejtë do të kongretizohet programi i rindërtimit për banorët e prekur nga tërmeti.

Nga Haga në Holandë, Spiropali shkruan se është lutur në heshtje në një kishë atje

Postimi i plotë:

Ti nuk do jesh kurrë vetëm. Hagë, Holandë. Në kishën @LutherseKerk u lutëm në heshtje, por edhe folëm me krenari për shpirtin e pamposhtur shqiptar dhe solidaritetin ndërkombëtar në këto ditë të vështira.

Me miq të mirë politikanë, sipërmarrës, gazetarë, njerëz të artit dhe kulturës, ambasadorë, etj, të cilët janë solidarizuar jo veç me dhimbjen, por edhe me kurajon tonë për t’u Ringritur sërish.

Falë edhe ndihmesës së partnerëve tanë, Programi i Rindërtimit do të nisë të konkretizohet shumë shpejt.

#NukDorëzohemi! #BashkëIADALIM!