.

Tërmeti/Mori përsipër të rindërtojë 2 shtëpi, Bebe Rexha:E dua vendin tim, ju lutem…

Bebe Rexha ndërpreu turin e saj muzikor për të qenë e pranishme në Shqipëri në situatën e shkaktuar nga pasojat e tërmetit. Këngëtarja shkoi në Bubq, ku vizitoi banorët e shtëpitë që pas të martës, u kthyen në gjendje të pabanueshme.

Bebe mori përsipër ndërtimin e banesave për dy familje, si dhe do të japë kontributin e saj për një shkollë, ndërsa ditën e djeshme këngëtarja është nisur sërish drejt Amerikës.

Në një postim pak minuta më parë Bebe Rexha shkruan:”Dje u ktheva nga një udhëtim 2 ditor në Shqipëri për të parë dëmet e tërmetit fillimisht dhe për të takuar ata që u prekën.Jam shumë e impresionuar nga mirësia dhe zemra e njerëzve atje, si dhe nga të gjitha ata që dhanë donacione.Të thuash faleminderit nuk mjafton.
Ne kemi caktuar 2 shtëpi të dëmtuara nga tërmeti që t’i rindërtojmë nga e para.Ju lutem të vazhdoni të ndërgjegjësoni për këtë tragjedi dhe ndihmën që i duhet Shqipërisë.E dua vendin tim.Të dua Shqipëri”.