.

“Të mbahen rrogat e policëve dhe mësuesve”, PD reagon pas urdhrit të Ramës: Aktet duhet të anulohen me urgjencë!

 

Pas urdhrit të kryeministrit di Rama për t’u mbajtur rrogat policëve dhe mësuesve ka reaguar Partia Demokratike.

Në deklaratën e saj ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi shkruan se ky urdhri i kryeministrit është skandaloz, ndërkohë që mund t’i hiqte oligarkëve 150 milionë dollarë.

Sipas demokrates aktet duhet të anulohen me urgjencë, sepse shqiptarët i ndihmojnë vetë vëllezërit e tyre sikurse i kanë ndihmuar deri më sot.

Postimi i Vokshit:

“Urdhër skandaloz!!

Edi Rama nuk u heq 150 milionë USD oligarkëve të vet, por mban me Urdhër lekët e rrogës së policëve dhe mësuesve.

Aktet duhet të anulohen me urgjencë!

Shqiptarët janë vetë solidarë, i ndihmojnë siç i kanë ndihmuar vetë deri më sot vëllezërit dhe motrat e tyre”, shkruan Vokshi.