.

“Po hajde o njeri se nuk të hamë”, Braçe nxjerr fotot dhe ka një mesazh për Bashën

Zv.kryeministri, Erion Braçe, ka reaguar lidhur me situatën në të cilën ndodhen familjet të cilat janë goditur rëndë nga tërmeti. Braçe i është kundërpërgjigjur akuzave, për braktisjen e njerëzve të kësaj zone, duke sqaruar se sot në Bubq çdo familje ka marrë paketën e plotë të ndihmës.
Me një postim në rrjetin social “Facebook’, teksa ka postuar dy foto të kryedemokratit Basha, Braçe i ka përsëritur edhe një herë thirrjen e kryeministrit Rama.

“Po hajde brenda ooo njeri, hajde! #NUKTEHA E #NUKTEHAME. Nuk te quhet as bashkepunim, thjesht komunikim, informim”- shkruan Braçe.

Postimi i Braçes

Po hajde brenda ooo njeri, hajde!
#NUKTEHA E #NUKTEHAME
Nuk te quhet as bashkepunim,
thjesht komunikim, informim!

Te hysh tek dera e te kthehesh nga rruga per kaq, ne kete situate, nuk ben!

Tani sa per ta ditur;
Ne #Bubq, cdo familje qe ka shtepine te goditur rende-te pabanueshme,
ka marre paketen e plote te ndihmes,
nga cadra tek ushqimet;
Po cojme dhe ilacet tek te semuret kronike.

Nderkohe,
grupet e eksperteve po bejne verifikimet shtepi me shtepi-kane mbyllur tre fshatra te medhenj deri tani.

Shpresoj te te vleje!