.

Ndihmë për situatën pas tërmetit/ Rama jep detaje nga takimet në Londër, ja mesazhi për kreun e PD

Samitin e NATO-s ne Londer tha kryeministri Edi Rama e ka shfrytezuar per te kerkuar ndihme konkrete per vendin, pas situates qe ka krijuar pas termeti i forte i 26 nentorit.
“Për mua ky ishte objektivi kryesor i gjithë këtij samiti dhe u ndjeva i inkurajuar nga fakti që të gjithë ishin jo vetëm në dijeni por edhe të intresuar të dinin më shumë.
Bëra bisedë të gjatë me presidentin e Francës, kancelaren, kryeministrin e Hollandës dhe sërë liderësh të tjerë, kryeministrja e Danimarkës ka qenë jashtëzakonisht e përfshire dhe e interesuar, kryeministri Conte, i Kanadasë, Erdogan, me presidentin Trump kemifolur, qëllimi është të orgaanizojmë një konference të madhe donatorësh. Reagimet e para kanë pozitive por do punojmë intensivisht”.

A folët për integrimin në këtë takim?

Fokusi ka qenë në këtë temë, ka pasur edhe elementë të tjerë në bisedë për ecurinë e procesit të brendshëm në BE, si do shkojë diskutimi mbi dokumentin e paraqitur nga Franca për ndryshim të metodologjisë, por kam qenë i fokuduar tek kjo cështje, por vendi do vazhdojë të bëjë të njëjtat gjëra edhe sikur të ishin hapur negociatat. Përtej dallimeve e kundërshtive në procesin e negociatave Evropa është e bashkuar në mbështetje të shqiptarëve. Ju kemi vënë në dispozicion dokumente, infiornacioni në Bruksel ka arritur, se kemi parë shumë ndihmë”.

I pyetur se cfare nenkupton thirrja per bashkepunim ndaj kreut te opozites Lulzim Basha, kryeministri Rama tha:

“Gjene me normale ne bote, ska asnje sens qe të vazhdoje historia me deklarata ne distancë kur ne të gjithë jemi jo vetëm të goditur nga e njëjta tragjedi por nga ana tjetër të gjithë jemi në në nevojë për të ndërtuar catinë e një shtëpie më të madhe se shtëpia e politikës, që është shtëpia e Shqipërisë”.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm😢👐🏿🇦🇱Londër – Komunikim me median, pas fjalës në Samitin e Londrës dhe largimit të parakohshëm nga tryeza, për t’u nisur drejt Romës:https://e-albania.al/dhuro/

Publiée par Edi Rama sur Mercredi 4 décembre 2019