.

Meta niset drejt Prizrenit për të takuar qytetarët e strehuar nga tërmeti në Kampin e Inovacionit

Presidenti i Republikës Ilir Meta është nisur drejt Prizrenit për të takuar qytetarët nga Shqipëria që janë strehuar në Kampin e Inovacionit.

Meta do takohet me shqiptarët që iu shkatërruan banesat nga tërmeti i 26 nëntorit dhe që u strehuan në Prizren në ish-kampin e KFOR.

Presidenti do të shohë nga afër kushtet në të cilat jetojnë qytetarët shqiptarët të prekur nga tërmeti që janë strehuar në Prizren prej disa ditësh.