.

“15 milion euro për Shqipërinë”, Basha falenderon Komisionin Europian: Mirënjohës për mbështetjen

 

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka falenderuar Komisionin Europian dhe presidenten Ursula Von der Leyen për ndihmën e dhënë Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Komisioni Europian ka vendosur t’i japë Shqipërisë një ndihmë financiare prej 15 milionë eurosh.

“Mirënjohës për mbështetjen humanitare nga Ursula von der Leyen dhe Komisioni Europian në këto kohë të vështira pas tërmetit të 26 Nëntorit i cili ka lënë me mijëra të pastrehë dhe në nevojë urgjente për strehim dhe shërbime”, shkruan Basha në Twitter.