.

Nga evidentimi i dëmeve nga tërmeti tek plani i qeverisë, çfarë u diskutua të hënën në “Open”

 

Emisioni Open i ditës së hënë në mbrëmje u karakterizua nga debate dhe analiza mes Spartak Ngjelës, Carlo Bolinos, Kreshnik Spahiut dhe Marin Memës. Për çështjet teknike folën ekspertët Llambo Duni, Selami Xhepa dhe Markel Baballëku.

Eni Vasili fillimisht ja dha fjalën sizmologut Llambro Duni i cili tha se seria e pasgoditjeve të forta vjen me trend zvogëlues . Kjo është shume pozitive thotë Duni në Open

Marin Mema e pyeti zv/ministrin Shkreli se përse Qeveria i lejoi banorët e Thumanës të futen në shtëpi pas tërmetit të Shtatorit? Zyrtari i Qeverisë nuk kishte një përgjigje të saktë.

Në debat me zv/ministrin Shkreli u përfshi edhe av. Ngjela i cili tha se “vendi i ngjarjes” nuk duhet të prishet nga askush.

Disa nga deklaratat e Kreshnik Spahiut, Eni Vasili i cilësoi si “përhapje paniku”

Ermioni Popa, e moshuara nga Durrësi vazhdon të qëndrojë në shtëpinë e saj megjithëse pallati është i rrethuar me shirita. Zv/Ministri Shkreli thotë se në këto raste policia duhet ti nxjerrë forcërisht banorët.

Gazetari Carlo Bolino solli shembuj nga Italia se si është vepruar në rastin e tërmeteve, por av Ngjela i kerkoi që të mos bëj avokatin e vrasësve.

“Na u kërkua që fondi ynë prej 1.5 mln dollarë të shkrihej me fondin e Qeverisë por refuzuam”. Flet Marin Mema, jemi dakord pë koordinim por jo për centralizim.

Eksperti i ekonomise Selami Xhepa deklaron se zgjidhja duke I strehuar banorët në hotele nuk është zgjidhja me ekonomike e mundshme. Ai pranon se një nga zgjidhjet me të shpejta janë apartamentet stok në të gjithë vendin të cilat Qeveria mund ti blejë për qytetarët e prekur nga tërmeti.

Emisionin e plotë e ndiqni në linkun e mëposhtëm