.

U arrestua për përhapje informatash të rreme që përhapin panik, ja vendimi për Xhulia Aliajn

Gjykata e Durrësit ka liruar nga qelia Xhulia Aliajn, e cila u arrestua për “përhapje të informatave të rreme, që përhapin panik”.

Për Aliajn është caktuar masa e sigurisë “detyrim për paraqitje”. Avokati i saj mbrojtës Stefan Topalli tha se Xhuliana nuk ka pasur qëllim që të përhapë panik, por në kushte psikologjike të rënduara nga tërmeti ka bërë një thirrje për kujdes nga ana e banorëve në një zonë të rrezikshme siç është ajo e depozitave të karburantit.

Xhulia Aliajn, shkruante në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale; “Ju lutem ikni nga Porto-Romanoja. Është kris hidrovori dhe mund të shpërthejnë depozitat e gazit nqs bie prapë tërmet. Ikni!”