.

Tërmeti, Rama pyetet për rolin e Bashës: Të vijë e të bëjë propozimet në tavolinë


Kryeministri Edi Rama në një prononcim për gazetarët për situatën e tërmetit, u pyet për rolin e Bashës në këtë tragjedi.

Rama tha se Basha nuk duhet që të bëjë propozime si ato që bën për reformën zgjedhore apo reformën në drejtësi, por të shtrojë propozimet në tavolinë.

“Do të ishte mirë që Lulzim Basha dhe forcat politike të mos bënin propozime si ata propozimet si reforma zgjedhore ose reforma në drejtësi. Të bëhen sugjerimet haptazi. Ne po bëjmë një garë me kohën e jo me njëri-tjetrin, një garë me emocionet e rënda që përjetojnë njerëzit, e natyrisht edhe një garë me të ardhmen, që të ngrohemi më të fortë se ishim më përpara. Basha të vijë dhe të bëjë propozimet në tavolinë. Nëse Basha ka ide, të vijë dhe të propozojë konkretisht”, tha Rama.