.

Sapo ishte furnizuar me gaz, makina në Korçë merr flakë sa del nga karburanti


Një automjet ka marrë flakë dhe është djegur në Korçë pasditen e sotme. Nga të dhënat e para mësohet se një makine tip “BMW” dyshohet se aksidentalisht ka marrë flakë sapo është larguar nga karburanti nga ku është furnizuar me gaz.

Në momentin që makina ka marrë flakë ka qenë në ecje por fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz por vetëm dëme materiale pasi shoferi ka dalë menjëherë jashtë.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar një mjet zjarrfikës e cila ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.