.

Rama ndan detyrat në Qendrën e Emergjencave të Durrës, nuk ‘kursen’ as kryebashkiakun e ri: Ti nesër do të thërrasësh…

 

 

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur të gjithë stafin e bashkisë së Durrësit me në krye Zhyljen Varfin në Qendrën e Emergjencave.

Ai i ka lënë të gjitha porositë që ata duhet të kryejnë, nga ndihma e banorëve të prekur nga tërmeti deri tek inertet e qytetit.

Rama nuk ka nguruar të këshillojë edhe Varfin, i cili ditën e djeshme mori postin e kryebashkiakut.

‘E para lista e investitorëve për të ndërtuar pallatet. Dhe gjëja e parë, ti që ke marrë detyrën të drejtosh bashkinë do i thërrasësh ti një nga një.

E dyta, është problemi i inerteve. Do ta pastrojmë ne para vitit të ri siç u pastrua Lana. Pra do depozitohen në Porto Romano. Do i heqim dhe do të bëjmë parkun. Tjetra dua hartën e tokës shtetërore që është në zonën e universitetit. Me të gjitha të dhënat. Nesër dua të gjitha këtu.

E fundit nesër në çdo pikë do të jenë dy persona që do të shpjegojnë gjithçka dhe pjesa e kaomodimit do të jenë veëm ata që kanë realisht nevojë’, tha Rama.