.

Prokuroria e Tiranës solidarizohet me të prekurit nga tërmeti, mbledh një shumë monetare nga të gjithë punonjësit


Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Tiranë ka mbledhur në shenjë solidariteti një shumë monetare nga të gjithë punonjësit e saj, prokurorë, oficerë të policisë gjyqësore dhe punonjës të administratës.

Shuma monetare do shkojë në favor të të prekurve nga tërmeti dhe familjet në nevojë. Gjithashtu një grup pune i ngritur në këtë prokurori po merret me mbledhjen e kontributeve të tjera me qëllim shpërndarjen e tyre tek familjet në nevojë.