.

Pas pak në Open/ Situata 6 ditë pas tërmetit

Kanë kaluar 6 ditë nga tërmeti i tmerrshëm i 26 nëntorit i cili la 51 viktima. Deri më të qeveria ka bërë 5 mbledhje të jashtëzakonsme.

Dje pasdite është mbledhur edhe Komiteti Kombëtar i Rindërtimit. Si po ecën plani për rindërtimin e banesave? Po pasgoditjet deri kur do të zgjasin dhe a jaë ato të rrezikshme? Çfarë po bëhet me sistemimin e banorëve?

Këto dhe shumë pyetje të tjera do të diskutohen në Open në Top Channel në një panel ku të ftuar janë:  Avokat, Spartak Ngjela; Sizmolog,  Llanbro Duni; Carlo Bolino;  Marin Mema; Selami Xhepa, Ekspert i Ekonomisë; Markel Baballeku, Inxhinier dhe në lidhje direkte me skype Kreshnik Spahiu.