.

Grabitet me forcë makina e “Security” në autostradën Tiranë-Durrës, detajet e para

Një grabitje ka ndodhur këtë mesditë në autostradën Tiranë-Durrës. “BalkanWeb” raporton se është grabitur me forcë një makinë e “Security Spartan”, në dalje të Megategut.

Në momentin e grabitjes, në makinë ka qenë një punonjës i “Security” dhe një i Megateg, të cilët autorët, ende të paidentifikuar, i kanë zbritur në momentin që iu kanë marrë mjetin.

Ndërkohë, makina është gjetur e braktisur në rrugën dytësore, disa kilometra larg “Megategut”.

(BalkanWeb)