.

FOTO/ Shtëpia iu shemb nga tërmeti, nëna sjell në jetë vajzën në çadrat e emergjencës


Një vajzë ka ardhur në jetë vetëm pak ditë pas tërmetit shkatërrimtar që goditi Durrësin mëngjesin e 26 nëntorit.

Familja Sula ka mbetur e pa strehë nga tërmeti. Ata jetojnë në çadër dhe fëmija e quajtur Ajsel, duket se ditët e para të jetës do t’i kalojë në kushte jo fort të përshtatshme.

Postimi i ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu:

Mrekullia e jetës!

Ndërsa familja Sula ka mbetur e pastrehë si pasojë e tërmetit dhe është strehuar në çadrën e emergjencës në Manëz, pak orë më parë ka lindur Ajsel, vajza e tyre që gëzon shëndet të plotë bashkë me mami Ardjanën

Ajsel #TiNukDoJeshKurrëVetëm