.

Eskperti i ekonomisë në Open: Ja sa mund të jetë kostoja e rindërtimit

 

Eksperti i Ekonomisë Selami Xhepa ishte i ftuar në Open në Top Channel ku foli për koston që mund të kapë procesi i rindërtimi të banesave.

“Unë mund të parashikoj një kosto 1 miliard euro. E di që është një shifër e lartë”- tha Xhepa.

Nga burime të besueshme të strehuarit në hotele bëjnë kosto 60.000 euro në ditë. Sa mund ta përballojë shteti këtë shifër?- e pyeti Eni Vasili -Xhepën.

Është një kosto e lartë dhe nuk mund të vazhdojë për gjatë. Shteti duhet të ketë parasysh që mos të krijojë krizë nga rindërtimi i banesave. Një zgjidhje është pallatet e mbetura stok. Në qoftë se kemi palate stok dhe ne ndërtojmë pallate të tjera shkojmë drejt murosjes.