.

Bebe Rexha jep mesazhin prekës nga Bubqi: Në venat e mia rrjedh gjak shqiptar, do ndërtoj dy shtëpi

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, sapo ka mbërritur në Bubq, e shkatërruar nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit.

“Nuk do harroj nga vij apo sa famë kam. Në venat e mia rrjedh gjak shqiptar. Do ndërtoj dy shtëpi”, tha ndër të tjera këngëtarja me origjinë shqiptare.

Ajo ka mbledhur gati 100 mijë dollar me fansat ndërsa vetë ajo ka dhuruar 10 mijë dollar për të prekurit nga tërmeti.

Bebe ka menduar edhe për fëmijët e vegjël duke mbushur një valixhe plot me ëmbëlsira, çokollata, karamele dhe lëpirëse që t’i gëzojë në këto ditë që nuk kanë qenë aspak të lehta.