.

Agjentët e kishin vënë nën shënjestër! Disa makina vijnë dhe 45 vjeçari shqiptar merr 1 kg kokainë, arrestohet pasi u përpoq të…


Një operacion i organizuar dje nga policia italiane në Prato bëri të mundur sekuestrimin e një kilogrami kokainë dhe arrestimin e një tregtari droge e procedimin e një tjetri të kombësisë shqiptare.

Operacioni erdhi pas vëzhgimeve të kryera ditët e fundit kundër një 45 vjeçari shqiptar me qëndrim të parregullt në territorin italian dhe banues në komunën e Campi Bisenzio (Firence).

Ai ishte arrestuar edhe verën e kaluar për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës. Në këtë mënyrë, pasditen e djeshme, shqiptari u pa afër një vendbanimi në bordin e një automjeti nën shoqërinë e një tjetër personi, po shqiptar.

Hetuesit pikasën një furgon duke ardhur në drejtim të tyre dhe pasi shkëmbyen disa biseda, furgoni u largua dhe menjëherë pas kësaj, burri shqiptar u drejtua drejt një automjeti tjetër për të marrë diçka brenda. Agjentët ndërhynë menjëherë dhe arritën të ndalojnë shqiptari, i cili u përpoq të ikte, por u prangos jo larg vendit të ngjarjes.

Më pas, në çantën e hedhur poshtë nën sedilje, u gjetën shtatë pako që përmbajnë gjithsej një kilogram kokainë, plus disa qindra euro. Në kontrollin e shtrirë tek banesa e burrit, u gjetën edhe një mijë euro të tjera, me sa duket të ardhura nga aktiviteti i tregtimit të drogës, duke pasur parasysh që burri nuk duket se kryen ndonjë veprimtari pune.

Shtetasi i dytë shqiptar, ai që drejtonte automjetin, u gjurmua në një pijetore aty pranë dhe më pas u kontrollua, siç ishte automjeti dhe shtëpia e tij. Atij iu gjetën disa doza kokainë dhe një peshore elektronike. Ai jeton prej 11 vitesh në Itali me dokumente të rregullta.

Trafikanti i arrestuar, është i njohur nga operatorët lokalë në Prato, pasi më herët ka furnizuar me shumicës shpërndarësit lokal më të vegjël./panorama