.

300 milionë lekë grabiten në autostradë, zbardhen detaje nga grabitja:I prenë rrugën shoferit të “Security” dhe…

Detaje të reja janë zbardhur nga grabitja e ndodhur mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku autorë të paidentifikuar morën një shumë të konsiderueshme nga një makinë e “Security Spartan”, duke dhunuar personat që ndodheshin në mjet.
Sipas “Balkanweb”, dyshohet që autorët të kenë marrë një shumë prej rreth 30 milionë lekë të reja, të një banke të nivelit të dytë, në momentin kur po transportoheshin me makinë të shërbimit privat.

Dinamika e ngjarjes:
Autorët ende të paidentifikuar i kanë prerë rrugën makinës, i kanë nxjerrë personat nga makina dhe janë larguar drejt Tiranës nga rruga dytësore. Vetëm pak metra më larg, ata kanë braktisur makinën dhe nuk dihet nga kanë ikur me shumën e parave. Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë Tiranën dhe po kryen kontrolle, ndërkohë që po merren në pyetje dy personat që ishin në makinë.