.

FOTO/ Tragjedia njerëzore nuk njeh ndasi, klubet greke solidarizohen me dramën në Shqipëri

Tragjedia që ka mbërthyer Shqipërinë ka kaluar çdo kufi, sensibilizimi ka qenë i jashtëzakonshme dhe gjithëpërfshirës. Në këtë dramë nuk ka qëndruar në heshtje as bota e sportit, përkundrazi, janë përpjekur në çdo formë për ti ardhur në ndihmë shtetit shqiptar dhe familjeve të prekura nga tërmeti. Sensibilizimi ka qenë i madhe mbi të gjitha në shtetet fqinjë, ku reagimi ka qenë i menjëhershëm edhe nga Greqia.

Të parët që iu bashkuan dramës së popullit shqiptar ishte klubi i PAOK, ku tifozët e këtij ekipi nisën një fushë për grumbullimin e ndihmave për të prekurit nga tërmeti. Pas PAOK ka qenë radha e klubit të AEK të cilët me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”, kanë shprehur solidaritetin dhe mbështetjen për Shqipërinë: “Dhimbja e fqinjit prek shpirtrat tonë! Qëndrojmë pranë jush, qajmë për të vdekurit tuaj dhe lutemi për ju”.