.

Masaktroi gjyqtarin me grushte,ja vendimi qe merret për basketbollistin e Tiranës

 

Basketbolli shqiptar regjistroi të shtunën një prej ngjarjeve më të shëmtuara dhe të paprecedentë. Një skandal i vërtetë, që përgjaku parketin e pallatit të sportit “Ramazan Njala” të qytetit të Durrësit. Teksa luhej perioda e katërt e takimit ndërmjet Teutës dhe Tiranës, lojtari i Tiranës Bruno Daliu ushtroi një dhunë barbare ndaj gjyqtarit Jurgen Muho.

Daliu nuk ishte dakord me një vendim të gjyqtarit dhe humbi toruan duke lëshuar grushte mbi Muhon. Ky i fundit, me diferenca të ndjeshme fizike me lojtarin e Tiranës, përfundon i gjakosur dhe i shtrirë në tokë. Kështu shënohet incidenti i radhës i dhunës në aktivitetet sportive, të cilat jemi mësuar t’i shikojmë më shumë nëpër stadiume. Menjëherë pas kësaj këtij incidenti skandaloz, basketbollisti 34-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit.

Pas kësaj ngjarje skandaloze, Federata Shqiptare e Basketbollit vendosi të përjashtojë përbjetë basketbollistin e Tiranës, Bruno Deliu. Përveç dënimi nga Komisioni i Disiplinës, basketbollisti rrezikon të dënohet edhe me burg./panoramasport