.

“Nami” në Belgjikë, sulmuesi shënon golin e parë dhe feston me shqiponjë

 

Sulmuesi i ekipit Kombëtar U-21 të Shqipërisë, Din Sula, ka shënuar mbrëmjen e sotme në Belgjikë, me ekipin Uasland-Beveren ku edhe aktivizohet.

Sula i dha avantazhin e kipit të tij, në takimin ndaj Sersle Bryzh, që në minutën e 12-të.

Ai mori një top të gjatë nga Uigel, dhe teksa iu shkëput mbrojtjes kundërshtare, u fut në zonë dhe me të djathtën mposhti edhe portierin, e më pas festoi edhe me shenjën e shqiponjës. Ky ishte goli i parë 21-vjeçarin në Belgjikë./panorama