.

Trondit sekretarja e ambasadës: Diplomatët më kërkuan seks me vajzën time!



Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mes diplomatëve dhe një sekretareje, në Ambasadën e Katarit në Londër. Sekretarja ka bërë një denoncim tronditës, teksa ka thënë se diplomatët e vendit arabik iu lutën për seks, i kërkuan që të organizonte orgji dhe madje donin të flinin me vajzën e saj adoleshente.

Sipas mediave britanike, Deanne Kingson, 58 vjeçe, mësohet të ketë thënë se ishte në prag të vetëvrasjes, pas punës që kishte kryer në ambasadë, në Londër.

Gjykata e Londrës dëgjoi edhe faktin se si ambasadori u përpoq vazhdimisht ta merrte në shtrat.

Mësohet se kur ajo refuzoi, ai shënjestroi vajzën e saj 19-vjeçare.

Zonja Kingson, e cila më pas u pushua nga puna prej ambasadës, por pasi e hodhi çështjen në gjyq i është dhënë një kompensim mbi 400,000 mije euro.