.

Skerdi Faria nxjerr zbuluar VIP-at shqiptarë: “Kanë operacione dhe nuk i pranojnë”


Doktori i njohur i VIP-ave Skerdi Faria, ishte i ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin “Glamour Zone”.

Në një intervistë të gjatë në makinën me Ester Bylykun, ai foli për operacionet plastike të personazheve VIP dhe tregoi se disa prej tyre i mohojnë ndërhyrjet që mund të kenë në fytyrë apo në trup.

Ai ka zbuluar se disa VIP-a shqiptarë kanë bërë operacionet tek ai dhe publikisht kanë treguar se janë tërësisht natyralë.

“Ka pasur raste sa të duash. Është jeta e tyre private dhe ne nuk kemi të drejtë që të ndërhyjmë. Mediat e kanë për detyrë që t’i gërricin çik VIP-at, të nxjerrin lajme. Por është edhe e drejta e tyre të thonë po kam bërë ndërhyrje ose jo”, u përgjigj Skerdi.