.

Rezarta dhe Armina harrojnë mëritë dhe fotografohen së bashku në publik



Në muajin prill të këtij viti, kryefjala e mediave u bë përplasja mes Rezarta Shkurtës dhe Robert Berishës.

Gjithçka nisi nga një postim i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili shpërndau një foto në Facebook në të cilën shkruhej: “Për 20 kg kokainë bëri vetëm 3 vjet burg”, duke iu referuar Ermal Hoxhës.


Kaq mjaftoi që Rezarta, bashkëshortja e Ermalit, të reagojë me një postim në llogarinë e saj në Instagram.

Replikat mes tyre vazhduan për disa ditë, mirëpo duket se gjithçka i ka mbetur të shkuarës.

Mbrëmjen e kaluar, gjatë premierës së filmit “Falco” të Bes Kallakut, “Blitz.al” ka fotografuar Rezartën dhe partneren e Shkëlzenit, Armina Mevlanin.


Dy vajzat u përqafuan përzemërsisht me njëra-tjetrën, teksa bisedonin e qeshnin, duke lënë të kuptohej se mëritë mes tyre kishin marrë fund dhe ajo çështje i përket tashmë së shkuarës./blitz.al