.

“Nëna jote pret një nuse që kurrë s’do vijë”, babai i Ergi Dinit përlot në 3-vjetorin e vdekjes së djalit

Sot bëhen 3 vite nga vdekja e këngëtarit Ergi Dini. Tre vjet më parë një prej të rinjve më premtues, Ergi Dini ndërroi jetë pas një aksidenti tragjik me motor. Ai ishte një prej vokaleve më të mira dhe më të spikatur mes artistëve të rinj dhe çdo projekt i tij muzikor është pritur shumë mirë nga publiku.

Humbja e tij shkaktoi një dhimbje të madhe për familjen e tij dhe njerëzit e dashur. Ata në këto tre vjet nuk kanë mbetur një moment pa e kujtuar dhe pa shprehur dhimbjen e tyre për humbjen e madhe.

Por ai sot është kujtuar nëpërmjet disa vargjeve prekëse nga babai i tij Dashamir Dini, i cili flet me dhimbje për humbjen e të birit dhe mallin që ndjen për të.